Kronika 31 October 2026, 11:26 Nga VNA

Të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani për vjedhje me dhunë, arrestohen në Morinë dy të rinj nga Kosova

Ndaje në Whatsapp

Të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani për vjedhje me

Dy shtetas nga Kosova, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonin të dënuar me nga 15 vite burg secili për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri të Kosovës. Arrestimi i tyre u realizua nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”.

Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar me nga 15 vite burgim secilin për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë, ku do të përballen me ekzekutimin e dënimeve të dhëna nga drejtësia gjermane.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit të dy shtetasve kosovarë.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme