Kronika 30 October 2026, 17:12 Nga VNA

Akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje, GJKKO lë në burg 29-vjeçarin e ekstraduar nga Gjermania

Ndaje në Whatsapp

Akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 29-vjeçarin Ardit Gjakrosa, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania drejt Shqipërisë.

I riu, me origjinë nga Mati, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj Gjakrosës, Gjykata e Posaçme kishte caktuar që në maj të vitit 2024 masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përveç akuzës për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes, 29-vjeçari akuzohet edhe për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Gjakrosa u përball me Gjykatën e Posaçme, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai do të vijojë të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme