Sociale 30 October 2026, 18:02 Nga VNA

Faktoje.al verifiko veten! Solidariteti nuk është faturë që justifikon 1.2 milionë euro

Ndaje në Whatsapp

Faktoje.al verifiko veten! Solidariteti nuk është faturë që

Pas investigimit të publikuar nga VNA mbi financat dhe pasuritë e Faktoje.al, organizata ka reaguar sot me një deklaratë të gjatë solidariteti nga Rrjeti Evropian i Standardeve të Verifikimit të Fakteve (EFCSN), ku flitet për sulme të koordinuara, shtrembërim të informacionit financiar dhe përpjekje për të diskredituar organizatën. Mes rreshtave mungon pikërisht ajo që kërkonim: një përgjigje për shifrat dhe pyetjet konkrete të investigimit tonë.

Solidariteti është një shenjë e lartë vlerësimi që një shoqatë ndërkombëtare ka për Faktoje.al, por në asnjë moment investigimi nuk e kishte vënë në dyshim këtë cilësi mes organizatave partnere.

Faktoje.al, më shumë sesa të viktimizohej, mund t’u përgjigjej fare thjesht pyetjeve. Të merrte një për një shifrat, dokumentet dhe pyetjet tona, të tregonte çfarë është e vërtetë, çfarë është e pasaktë dhe çfarë është nxjerrë jashtë kontekstit.

Dhe meqë solidariteti ka vendin që i takon, por faktet janë më kokëforta, Faktoje.al ende nuk u ka kthyer përgjigje pyetjeve:

Kush i ka financuar dy apartamentet me vlerë rreth 520 mijë euro dhe investimet në letra me vlerë prej rreth 700 mijë eurosh, që së bashku arrijnë në 1.22 milionë euro?

A ekziston një donator i vetëm apo këto fonde vijnë nga kontributet e disa donatorëve? Kush janë ata?

A i kanë dhënë paratë për gazetari dhe verifikim faktesh apo për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe investime financiare?

A kanë qenë në dijeni të mënyrës se si janë përdorur fondet dhe a e kanë miratuar përdorimin e tyre për këto qëllime?

Deri këtu nuk kemi bërë asnjë akuzë. Kemi lexuar bilancet e një organizate që ka për mision transparencën dhe kemi ngritur disa pyetje të thjeshta.

Madje, duke shfletuar statutin e Faktoje.al, nuk gjetëm asnjë pikë ku të përshkruhet se kjo organizatë mund të merret me blerje bonosh thesari. Statuti flet për verifikim faktesh, gazetari investigative, edukim dhe studime, por jo për veprimtari investuese.

Faktoje.al verifiko veten! Solidariteti nuk është faturë që

A është kjo veprimtari në përputhje me qëllimet për të cilat është themeluar dhe financuar organizata?

Dhe përse bilanci i vitit 2023 nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Faktoje?

Këto janë pyetjet që VNA i ka ngritur publikisht, pasi më parë kishte dërguar tri kërkesa për informacion, pa marrë përgjigje për çështjet financiare dhe marrëdhënien e Faktoje me Meta-n.

Blerja e apartamenteve dhe investimi në bono thesari nuk janë të paligjshme vetëm sepse kryhen nga një organizatë jofitimprurëse. Por as statusi i organizatës, as anëtarësimi në një rrjet evropian dhe as deklaratat e solidaritetit nuk mund të zëvendësojnë transparencën për burimin dhe përdorimin e fondeve.

VNA dhe çdo media në Shqipëri nuk i kanë kërkuar EFCSN të mbajë anën e tyre, madje nuk besoj se u vjen keq që mban anën e Faktoje.al. Por pyetjet pa përgjigje, burimi i më shumë se 1.2 milionë eurove, shpenzimet për dy apartamente dhe investimet në bono thesari kërkojnë përgjigje. Përndryshe, edhe një gazetar kulture me nivel mediokër do të ngrinte dyshimin nëse këtu kemi të bëjmë me një skemë pastrimi parash.

Sepse Faktoje mund të sigurojë sa deklarata solidariteti të dëshirojë, por asnjëra prej tyre nuk verifikon dot një bilanc. Për këtë duhen dokumente, jo miq.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme