Sociale 30 October 2026, 18:36 Nga VNA

Gjykata federale bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane 2027, aplikimet mbeten të pezulluara

Ndaje në Whatsapp
Gjykata federale bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane 2027, aplikimet

Lotaria Amerikane për vitin 2027 do të mbetet e pezulluar, pas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara, që i jep mundësi administratës së presidentit Donald Trump të mos hapë regjistrimet, të paktën deri në shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.

Vendimi është marrë më 29 tetor 2026 nga Gjykata e Apelit për Qarkun e Nëntë, me një trupë prej tre gjyqtarësh, të cilët pranuan kërkesën urgjente të qeverisë amerikane për pezullimin e një urdhri të mëparshëm që detyronte Departamentin e Shtetit të rihapte programin Diversity Visa (DV-2027).

Më 14 tetor, një gjykatë federale e shkallës së parë kishte urdhëruar administratën amerikane të shpallte periudhën e regjistrimit deri më 29 tetor, të hapte aplikimet jo më vonë se 1 nëntori dhe të njoftonte personat e përzgjedhur deri më 3 dhjetor 2026.

Por administrata Trump e apeloi vendimin dhe kërkoi pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij.

Çështja gjyqësore nisi në gusht, pas një padie të kompanisë ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Kompania kundërshtoi mosnisjen e regjistrimeve, duke argumentuar se Departamenti i Shtetit kishte pezulluar programin pa një shpjegim ligjor.

Gjykata e Apelit vlerësoi se kompania ligjore nuk kishte treguar një interes juridik të mbrojtur nga ligji që rregullon Lotarinë Amerikane. Sipas gjyqtarëve, programi është krijuar për të nxitur emigracionin nga vendet me norma të ulëta emigrimi drejt SHBA-së, jo për të garantuar të ardhura për kompanitë që ofrojnë shërbime ligjore.

Megjithatë, gjykata theksoi se vendimi nuk përbën miratim të mosveprimit të Departamentit të Shtetit për hapjen e regjistrimeve.

Lotaria Amerikane u mundëson çdo vit deri në 55 mijë personave nga vendet e kualifikuara të përfitojnë viza emigrimi në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i fundit nuk e shfuqizon përfundimisht programin Green Card dhe as nuk e mbyll betejën gjyqësore. Ai pezullon urdhrin për rihapjen e aplikimeve, ndërsa administrata amerikane vijon procesin e apelimit. Për momentin, regjistrimet për Lotarinë Amerikane 2027 mbeten të mbyllura.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme