Sociale 29 October 2026, 13:42 Nga VNA

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, Erjon Vishkulli publikon pamjet pas operacionit në Itali, iu shpëtua syri i dëmtuar në protestë

Ndaje në Whatsapp

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, Erjon Vishkulli

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë pamje pas ndërhyrjes kirurgjikale në Itali, ku mjekët arritën t'i shpëtonin syrin e dëmtuar.

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, është mesazhi që shoqëron publikimin e të riut, i cili po vijon rikuperimin pas operacionit të kryer në klinikën “Gemelli” në Romë.

Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës, ku dyshohet se u godit nga një plumb gome. Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, ndërsa më pas u dërgua në Itali për trajtim më të specializuar.

Ndërhyrja kirurgjikale në Romë u realizua me sukses nga profesori Stanislao Rizzo, i cili arriti të hiqte trupin e huaj dhe të shpëtonte syrin e 28-vjeçarit. Megjithatë, rikthimi i plotë i shikimit mbetet ende i pasigurt dhe do të varet nga ecuria e mëtejshme e rikuperimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e Vishkullit, si dhe për dyshimet mbi përdorimin joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit gjatë protestës.

Hetuesit kanë administruar pamjet filmike dhe dokumentacionin mjekësor, ndërsa pritet ekspertimi i materialit të hequr nga syri i 28-vjeçarit, për të përcaktuar natyrën e objektit që shkaktoi dëmtimin.

Rasti i Vishkullit ka nxitur reagime dhe mesazhe solidariteti, ndërsa i riu vijon betejën për rikuperimin e shikimit pas plagosjes në protestë.

 

Video

Deputetët “seriozë” të Kuvendit të Shqipërisë, ata që Edi Rama po përpiqet t’i mbrojë nga “linçimi publik”

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës

🔴Mes tymit dhe kaosit, PS po ngre kartonët jeshil për rendin e ditës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme