Sociale 26 October 2026, 12:58 Nga VNA

50 sulme ndaj medias, AGSH thirrje profesionistëve: Ofrojmë ndihmë ligjore dhe kompensim për pajisjet e dëmtuara

Ndaje në Whatsapp

50 sulme ndaj medias, AGSH thirrje profesionistëve: Ofrojmë

Dhjetëra gazetarë dhe punonjës të medias janë përballur me dhunë fizike, pengim të punës dhe dëmtim të pajisjeve profesionale gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) bën me dije se numri i incidenteve të raportuara ka arritur nivele të paprecedenta për një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Për t'u dalë në ndihmë profesionistëve të prekur, AGSH — në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe rrjetin SafeJournalists Albania — ka nisur një iniciativë për ofrimin e mbështetjes konkrete në terren.

Përmes një njoftimi zyrtar për median, AGSH u bën thirrje të gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias që janë bërë viktima të incidenteve që të kontaktojnë organizatën, veçanërisht nëse kanë nevojë për asistencë:

"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) po punon ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar mbështetje konkrete për gazetarët e prekur. Në këtë kuadër, u bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias që kanë qenë viktima të incidenteve gjatë protestave të na kontaktojnë, veçanërisht nëse kanë nevojë për ndihmë ligjore falas (lidhur me dhunën, kërcënimet, ndalimet apo pengimin e ushtrimit të profesionit) si dhe mbështetje për zëvendësimin e pajisjeve profesionale të dëmtuara gjatë mbulimit të protestave."

Sesion informues online më 27 tetor

Për të sqaruar mënyrën se si funksionojnë mekanizmat e ndihmës dhe shqyrtimin e nevojave për secilin rast individual, AGSH do të organizojë një takimi online me gazetarët.

 Të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias të interesuar ose të prekur mund të kontaktojnë gjithashtu drejtpërdrejt organizatën në adresat e email-it:

 * 📧 [email protected]

 * 📧 [email protected]

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme