Sociale 25 October 2026, 13:01 Nga VNA

Prifti katolik përgënjeshtron Partinë Socialiste: Nuk u dogj Kisha, por koshat e mbetjeve në rrugë

Ndaje në Whatsapp

Prifti katolik përgënjeshtron Partinë Socialiste: Nuk u dogj


Lëvizja e djeshme politike dhe përplasjet retorike mes mazhorancës dhe opozitës morën një rrjedhë të papritur, pasi një fotografi e shpërndarë gjatë orëve të mbrëmjes nga eksponentë dhe struktura të Partisë Socialiste u përdor si kundër-argument ndaj protestuesve, duke aluduar se gjatë protestës ishte vënë në shënjestër dhe ishte djegur Kisha Katolike.

Megjithatë, kjo narrativë është përgënjeshtruar menjëherë nga kleriku katolik, Dom Ivani.

 Përmes një reagimi të qartë, ai ka sqaruar se në të vërtetë nuk kishte pasur asnjë djegie apo dëmtim të ndërtesës së Kishës, por bëhej fjalë thjesht për djegien e disa koshave të mbeturinave (kazanëve) në rrugë pranë saj.

Përmes një mesazhi me tone të forta shpirtërore dhe shoqërore, Dom Ivani theksoi se Kisha nuk është thjesht një godinë e materialeve, por një institucion me rrënjë të thella që i ka mbijetuar sprovave më të egra të historisë, përfshirë persekutimin e egër komunist dhe vrasjen e klerikëve.
 "Kisha nuk na pengon as si institucion, as si popull. Në këto 36 vjet, Kisha ka dhënë aq shumë për këtë vend, saqë kontributi i saj nuk mund të numërohet. Komunizmi dhe vrasja e klerit katolik nuk arritën ta zhduknin Kishën. Përkundrazi, ajo u ngrit përsëri, sepse, sado kisha të shkatërrohen e priftërinj të vriten, Krishtin nuk mund ta vrasin. Krishti është Zot!" — u shpreh ai.

Sa i përket fotografisë së përdorur mbrëmë nga PS për të krijuar përshtypjen se protestuesit po sulmonin objektet e kultit, reagimi i Dom Ivanit sqaron se ky ishte vetëm një iluzion i krijuar nga flakët e koshave të plehrave në rrugë:

"E megjithatë, duhet ta kuptojmë se nuk është vetë Kisha ajo që digjet, por disa KAZANË që krijojnë iluzionin sikur po digjet Kisha. Ky iluzion mund të përdoret për të krijuar një përshtypje të gabuar, me synim përdorimin e saj, por ato nuk janë Kisha. Gjithsesi, këto Kisha duhen ruajtur, sepse 'pa dashje' mund të dëmtohet. Ndërtesat shkatërrohen, ne ikim e vijnë të tjerë, por Krishti është përgjithmonë."

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Dom Ivani bëri thirrje për ruajtjen e objekteve të kultit nga çdo incident i mundshëm anësor gjatë tensioneve, duke e mbyllur reagimin e tij me fjalët: "Rroftë Shqipnia! Rroftë Krishti Mbret!"
Kjo deklaratë e Dom Ivanit i dha fund spekulimeve të mbrëmjes së djeshme, duke nxjerrë në dritë të vërtetën mbi ngjarjen dhe duke rrëzuar pretendimet se protesta kishte cenuar drejtpërdrejt Kishën Katolike.

Prifti katolik përgënjeshtron Partinë Socialiste: Nuk u dogj

Video

Gjobë edhe për ata që rrinë me duar në xhepa

E filloi me gjoba e burg. Po e mbyll me gjoba e burg

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme