Politika 25 October 2026, 13:10 Nga VNA

Rama nuk skuqet: I gjeta charter protestuesit, por dritën e syve ja mbyllët ju

Ndaje në Whatsapp
Rama nuk skuqet: I gjeta charter protestuesit, por dritën e syve ja

Kur një qytetar 28-vjeçar mbetet i gjymtuar në trupin e tij, duke humbur shikimin e syrit të majtë nga një plumb gome i lëshuar drejtpërdrejt nga forcat e rendit, çdo qeveri me standarde demokratike do të duhej të jepte llogari, të kërkonte ndjesë publike dhe të pranonte përgjegjësinë institucionale.

 Por jo në Shqipërinë e Edi Ramës.

Në vend që të skuqet nga turpi për dhunën e tejskajshme policore ndaj protestuesve, kreu i qeverisë ka zgjedhur të bëjë atë që di më mirë: të sillet si analist i rrjeteve sociale, të shpërndajë etiketime fyese me klauna e demonë, dhe mbi të gjitha, të shfrytëzojë fatkeqësinë e një të riu për të bërë propagandë politike.

Përplasjet e fundit në protestë lanë pas një dramë të rëndë njerëzore për 28-vjeçarin Erjon Vishkulli.

 I riu u godit barbarisht nga një plumb gome në sy, ndërsa ndërhyrjet kirurgjikale kanë qenë një kalvar i vërtetë për shkak të hemorragjisë dhe faktit se predha ka mbetur në kokë/sy, duke rrezikuar përgjithmonë dritën e syrit të tij. 

Përballë kësaj pamjeje rrëqethëse, ku shteti që duhet të mbrojë qytetarët kthehet në qomor, reagimi i kryeministrit ngjan me një fyerje kolektive ndaj çdo shqiptari.

Në vend të pendimit, Rama kërkon duartrokitje se u kujtua të siguronte një avion charter për kurimin e të riut në Itali:

"Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor..."

Kjo qasje prej "sundimtari bujar" që i fal shëndetin e dëmtuar nga plumbat e vetë shtetit të tij është cinizmi në kubik.

 Ai fshin me një të rënë të kalemit faktin se arma që i mori dritën e syrit Erjon Vishkullit i përket një institucioni që varet direkt nga ekzekutivi. 

Përgjegjësia shtetërore zhduket, për t'i lënë vendin retorikës boshe dhe gjuhës së urrejtjes.

Pa u skuqur aspak se policia e tij ka gjymtuar një djalë 28-vjeçar, Rama lëshon fajin te të tjerët, duke përdorur citimet e tij tashmë të zakonshme plot helm e përçmim:

 "Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën..."

Ky është spektakli i papërgjegjshmërisë qeverisëse.

Lexo gjithashtu

Video

Erion Vishkulli, djali që u godit në sy nga policia protestën e djeshme është nisur për trajtim të specializuar në Romë. Mjekët në QSUT tregojnë nëse e ka humbur shikimin

Për kë e ka vallë Edi Rama këtë masë? Se, me sa dimë, vetëm së fundmi i detyroi edhe ata që ishin kundër të votonin reformën territoriale. Apo kur urdhëron vetë, nuk quhet presion?

Gjobë edhe për ata që rrinë me duar në xhepa

E filloi me gjoba e burg. Po e mbyll me gjoba e burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme