Politika 25 October 2026, 11:33 Nga VNA

Prej ditësh Rama nxjerr karriget për dialog para Kryeministrisë, por gjeni kush iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij!

Ndaje në Whatsapp
Prej ditësh Rama nxjerr karriget për dialog para Kryeministrisë,

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige përpara Kryeministrisë, duke i ftuar protestuesit të ulen për dialog. Por, ndërsa të rinjtë kanë refuzuar ftesën e tij, sot karriget më në fund kanë gjetur përdorim.

Të vetmit që kanë pranuar të ulen në to kanë qenë disa turistë të huaj, të cilët, gjatë vizitës së tyre në Tiranë, kanë shfrytëzuar rastin për të pushuar dhe për të bërë fotografi.

Pamjet tregojnë turistët të ulur në karriget e vendosura për dialogun me protestuesit.

Kështu, pas disa ditësh pritjeje, ftesa e Ramës ka marrë më në fund një përgjigje pozitive. Jo nga të rinjtë që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, por nga turistët që kanë gjetur një vend për t’u çlodhur në mes të Tiranës.

Dialogu politik mbetet në pritje. Ai turistik, të paktën, u realizua.

Lexo gjithashtu

Video

Gjobë edhe për ata që rrinë me duar në xhepa

E filloi me gjoba e burg. Po e mbyll me gjoba e burg

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme