Kronika 25 October 2026, 12:18 Nga VNA

U plagos në sy me plumb gome, Erjon Vishkulli drejt Italisë për ndërhyrje të specializuar

Ndaje në Whatsapp
U plagos në sy me plumb gome, Erjon Vishkulli drejt Italisë për

Erjon Vishkulli, që u plagos me plumb gome në sy nga forcat e policisë gjatë protestës kombëtare të studentëve mbrëmjen e kaluar, do të niset drejt Romës në orën 13:00 për një ndërhyrje të specializuar. 28-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por plumbin e ka ende në sy. Ndaj pasiguria për humbjen e shikimit është shumë e madhe. Nga ana tjetër, AMP ka nisur hetimin për të identifikuar punonjësin e policisë që shkeli protokollin duke qëlluar protestuesin në pjesën e sipërme të trupit, gjë që është e ndaluar nga ligji. Erjon Vishkulli u plagos teksa ishte pjesë e protestës, por ai nuk rezulton në mesin e protestuesve të ketë kryer akte të dhunës.

Video

Gjobë edhe për ata që rrinë me duar në xhepa

E filloi me gjoba e burg. Po e mbyll me gjoba e burg

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme