Kronika 25 October 2026, 08:48 Nga VNA

Dhuna në protestë, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”; nisin hetimet për plagosjen në sy të 28-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Dhuna në protestë, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”;

 

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas publikimit të pamjeve në media nga protesta e 24 tetorit në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori A. K. shfaqet në tejkalim të detyrës dhe në mosrespektim të parimit të proporcionalitetit. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur edhe hetimin administrativ.

Ndërkohë, janë hapur hetime për rastin e 28-vjeçarit E. V., i cili pësoi dëmtim në sy gjatë protestës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar hetimin e rrethanave nga Standardet Profesionale, ndërsa për rastin po hetojnë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

Policia shprehu keqardhje për lëndimin e të riut dhe u uroi shërim të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe efektivëve të lënduar gjatë protestave.

Në të njëjtin reagim, Policia deklaroi se pesë punonjës të saj u plagosën gjatë përplasjeve. Sipas saj, efektivët u sulmuan me gurë, sende metalike, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Institucioni u zotua se çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës do të hetohet me paanshmëri, duke theksuar detyrimin për respektimin e ligjit dhe proporcionalitetit në përdorimin e forcës.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme