Bota 25 October 2026, 07:56 Nga VNA

Gati 1 mijë të arrestuar në Francë, protestat masive shoqërohen me përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp
Gati 1 mijë të arrestuar në Francë, protestat masive

Gati 1 mijë persona janë arrestuar në Francë pas një tjetër dite protestash masive kundër kostos së lartë të jetesës dhe kushteve të këqija në shkolla. Qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë të shtunën, ndërsa demonstratat, kryesisht paqësore gjatë ditës, u shoqëruan me përplasje në mbrëmje në disa qytete.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në protesta morën pjesë rreth 410 mijë persona, ndërsa sindikatat e vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 800 mijë. Autoritetet angazhuan 70 mijë efektivë dhe vendosën kufizime në disa qytete, për të shmangur përsëritjen e trazirave të fundjavës së kaluar.

Në Paris, përplasjet shpërthyen në përfundim të një marshimi paqësor. Disa protestues ngritën barrikada dhe hodhën sende drejt policisë, ndërsa efektivët përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome. Grupe të rinjsh të maskuar thyen edhe xhamat e një autosalloni.

Në Marsejë iu vu flaka koshave të mbeturinave dhe u bllokuan rrugë me barriera metalike, ndërsa në Bordo protestuesit përdorën dërrasa të marra nga një ndërtesë për të ngritur barrikada. Në Lion, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj një turme të mbledhur në një zonë ku tubimet ishin ndaluar.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, njoftoi se numri i të arrestuarve i afrohej 1 mijëshit dhe mund të rritej. Ai konfirmoi gjithashtu se dy persona ishin plagosur rëndë, një në Tuluzë dhe tjetri në Klermon-Feran.

Protestuesit shprehin pakënaqësi për taksat, vështirësitë ekonomike dhe politikat e presidentit Emmanuel Macron. Të rinj të intervistuar nga BBC thanë se ndihen të braktisur nga qeveria dhe kërkojnë ndryshime konkrete.

Mobilizimi vjen pas trazirave të fundjavës së kaluar, kur u arrestuan mbi 2.500 persona dhe u prekën nga dëmet më shumë se 2 mijë dyqane e biznese. Sipas Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Francës, humbjet përllogariten në qindra milionë euro.

Në raportim përmenden edhe protestat në qytete të tjera europiane, përfshirë Tiranën, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues kundër qeverisë.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme