Politika 26 October 2026, 13:12 Nga VNA

Taulant Balla, leksione falas studentëve: Protestoni 3 vite sa në Serbi dhe pastaj flasim

Ndaje në Whatsapp

Taulant Balla, leksione falas studentëve: Protestoni 3 vite sa në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zgjedhur protestat studentore në Serbi për t'u dhënë këshilla studentëve shqiptarë që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. Por në vend që të ndalet te kërkesat e tyre dhe përgjegjësia e qeverisë për t'u dhënë përgjigje, socialisti u ka sugjeruar të ndjekin shembullin e protestuesve serbë.

“Meqë nuk ma bëni pyetjen, ju sugjeroj studentëve të marrin shembullin e studentëve në Serbi”, deklaroi Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Ai kujtoi se protestat në vendin fqinj zgjatën tre vite dhe se ndryshimi politik u konkretizua përmes votës.

“Kishte një protestë zgjati 3 vite me radhë në fund u konkretizua me votë”, u shpreh Balla, duke theksuar se “në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim pushteti pa votë”.

Ironia qëndron te fakti se Balla e përdor shembullin e Serbisë për t'u treguar studentëve sa gjatë mund të protestojnë, por jo për të reflektuar mbi mesazhin që protestat i japin vetë pushtetit. Në vend që të shpjegojë se çfarë duhet të ndryshojë qeveria përballë pakënaqësisë studentore, pasi mund të pësojnë të njëjtin fat si në Serbi, ai këshillon studentët se çfarë duhet të bëjnë.

Kështu, mbetet pyetja nëse edhe mazhoranca shqiptare duhet të nxjerrë një mësim nga zhvillimet në Beograd. Sepse protestat studentore nuk janë vetëm një provë durimi për ata që dalin në rrugë, por edhe një provë përgjegjësie për ata që janë në pushtet.

 

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme