Tensionohet protesta para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës, shoqëron protestues dhe pengon gazetarët të raportojnë drejtpërdrejt
Protesta e nisur e qetë përpara Kryeministrisë është tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas informacioneve nga terreni, disa protestues kanë nisur të godasin me gurë autobotët e policisë. Rreth 20 minuta më vonë, efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke nisur shoqërimin e pjesëmarrësve në protestë.
Gjatë ndërhyrjes janë raportuar edhe pengesa ndaj gazetarëve që po ndiqnin zhvillimet në terren dhe transmetonin drejtpërdrejt.
Situata mbetet e tensionuar përpara Kryeministrisë, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të personave të shoqëruar.






















