Kronika 25 October 2026, 16:31 Nga VNA

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, të rinjtë me bluza në mbështetje të 28-vjeçarit të plagosur në sy gjatë protestës

Ndaje në Whatsapp

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, të rinjtë me

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli” është mesazhi që të rinjtë kanë përcjellë përmes bluzave të tyre gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë në Tiranë, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë demonstratës së një dite më parë.

Në ditën e 13-të të revoltës studentore, protestuesit kanë zgjedhur të sjellin në vëmendje rastin e të riut, i cili është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor, në përpjekje për të shpëtuar shikimin.

Përmes këtij mesazhi, të rinjtë kanë shprehur mbështetjen për Vishkullin, ndërsa kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave.

Plagosja e 28-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ishte angazhuar për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij jashtë vendit.

Megjithatë, motra e të riut ka deklaruar publikisht se dërgimi i tij në Itali është mundësuar nga familjarët, miqtë dhe mbështetësit, dhe jo nga shteti. Ajo ka kërkuar gjithashtu që rasti i vëllait të saj të mos përdoret për qëllime politike.

Ndërkohë, protesta studentore vijon përpara Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe kundërshtojnë masat e reja ligjore të paralajmëruara nga qeveria për protestat e dhunshme.

Video

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme