Kronika 25 October 2026, 16:14 Nga VNA

Familja e Erjonit rrëzon propagandën e Ramës: Gënjen, në Itali po e çon familja, jo shteti

Ndaje në Whatsapp

Familja e Erjonit rrëzon propagandën e Ramës: Gënjen,

Kanë mjaftuar pak orë që propaganda e kryeministrit Edi Rama të rrëzohet përsëri.

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome i përdorur nga efektivat e policisë, u kthye në objekt të një fushate propagandistike se gjoja shteti dhe kreu i qeverisë personalisht kishin ishin vënë në dispozicion një avion charter dhe kishin dhënë urdhër për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të tij në Itali.

Megjithatë, kjo gënjeshtër e radhës u rrëzua menjëherë nga familja e tij përmes një reagimi publik të shpërndarë në rrjetet sociale nga përdoruesi rubi_vishkulli.

Pjesëtarët e familjes nisën mesazhin e tyre duke u shprehur falënderues ndaj qytetarëve: "Ju falenderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike".

Ata sqaruan se iniciativën për trajtimin e tij mjekësor e kanë marrë vetë njerëzit e afërt, duke thënë:

"Falenderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje me te specializuar ne Itali".

Më tej, familjari hodhi poshtë me forcë pretendimet e përhapura në media se pas këtij transporti qëndronte shteti apo urdhrat e kryeministrit. "Dhe i bej thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda te Rames per te dale protagonist i ngjarjes vete dhe per ta kthyer ceshtjen ne politike duke deklaruar që ja dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve. STOP FAKE NEWS", shkruan ai në postim.

Për të mos lënë asnjë hapësirë për keqinterpretime, familjari theksoi me shkronja të mëdha se kush po e mbulon në të vërtetë transportin dhe mjekimin:

 "E kanë cuar famija, miqtë dhe mbeshtetesit e familjes tone dhe JO SHTETI. Shperdani lajme te sakta".

Reagimi prekës mbyllet me një mesazh dashurie dhe shprese për rikthimin e Erjonit pranë njerëzve të tij të dashur: "Të duam pa fund ERJON Kthehu ne shtepi shendosh e mirë duke buzëqeshur tja gëzojmë zemrën mamit dhe babit".

Kjo deklaratë e familjes nxjerr zbuluar përpjekjen e pushtetit për të shfrytëzuar një ngjarje me pasoja të rënda shëndetësore për kapital politik, duke u munduar të mbulojë përgjegjësinë e dhunës policore me propagandë falas.

Video

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme