Kronika 25 October 2026, 15:22 Nga VNA

“Vrasës me pagesë”, studentët mesazh Ramës dhe policisë në ditën e 13-të të protestave

Ndaje në Whatsapp

“Vrasës me pagesë”, studentët mesazh Ramës dhe

“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt, në Rrugën e Durrësit në Tiranë, në ditën e 13-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Mbishkrimi vjen si reagim ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me përplasje, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës.

Një nga rastet më të rënda është plagosja e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u godit në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës në kryeqytet. I riu rrezikon të humbasë shikimin dhe pritet të dërgohet në Itali për trajtim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke rikthyer në qendër të debatit publik mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj protestuesve.

Lexo gjithashtu

Video

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme