Kronika 25 October 2026, 15:03 Nga VNA

U plagos nga predha e gazit lotsjellës gjatë protestës, Eva Pango del nga spitali: Jam më e fortë dhe më e motivuar

Ndaje në Whatsapp

U plagos nga predha e gazit lotsjellës gjatë protestës, Eva Pango

Aktivistja Eva Pango ka lënë Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi e shtruar pasi u plagos në fytyrë nga një predhë gazi lotsjellës gjatë protestës së 15 tetorit në kryeqytet.

Pas daljes nga spitali, Pango ka përcjellë një mesazh për qytetarët dhe protestuesit, duke u shprehur se ngjarja e rëndë që përjetoi nuk ia ka zbehur vendosmërinë për të vijuar angazhimin e saj.

Aktivistja ka falënderuar personelin mjekësor për kujdesin e treguar gjatë qëndrimit në spital, ndërsa ka theksuar se përvoja e vështirë e ka bërë edhe më të motivuar.

“Ju përshëndes të gjithëve nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku po largohem me përshtypjet më të mira, jo për eksperiencën që kalova unë, që mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata”, është shprehur Pango.

Ajo ka shtuar se përvoja të tilla duhet t'i bëjnë njerëzit më të fortë dhe më të vendosur, duke deklaruar se nga spitali po del më e motivuar sesa në momentin kur u shtrua.

Në fund të mesazhit, aktivistja ka kënduar edhe thirrjen “Është e jona Shqipëria!”, duke përcjellë mbështetjen e saj për protestuesit.

Eva Pango mbeti e plagosur më 15 tetor, gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, kur u raportua se u godit nga një predhë gazi lotsjellës e përdorur nga forcat e policisë për shpërndarjen e demonstruesve.

Lexo gjithashtu

Video

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme