Kronika 25 October 2026, 15:38 Nga VNA

Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit, më pas marshojnë drejt Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit, më pas

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit fillestar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët, të rinjtë dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të përqendrohet protesta.

Protestuesit janë larguar nga ambientet e ministrisë pas tensioneve të regjistruara, duke vijuar tubimin në drejtim të godinës së qeverisë.

Kërkesa kryesore e studentëve dhe të rinjve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 13 ditësh në kryeqytet.

Video

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme