Kronika 25 October 2026, 15:55 Nga VNA

Protestuesit djegin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit djegin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë,

Protestuesit kanë djegur karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama për dialog përpara godinës së Kryeministrisë, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore në Tiranë.

Menjëherë pas mbërritjes përpara selisë së qeverisë, protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve që kryeministri vendos çdo mëngjes përpara zyrës së tij, si simbol i ftesës për dialog.

Përmes këtij veprimi, pjesëmarrësit kanë shprehur sërish refuzimin e dialogut me kreun e qeverisë, në një kohë kur protestat janë shoqëruar me tensione dhe akuza për dhunë policore.

Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, duke e mbajtur këtë si kërkesën kryesore të tubimit.

Protesta përpara Kryeministrisë vjen pas grumbullimit të studentëve, të rinjve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit, ku më herët u regjistruan tensione dhe u hodhën gurë në drejtim të godinës.

Video

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme