Politika 25 October 2026, 17:17 Nga VNA

Rama nxjerr Albana Koçiun për të mbuluar mashtrimin e kurimit në Itali të Erjonit: Mos bëni propagandë!

Ndaje në Whatsapp
Rama nxjerr Albana Koçiun për të mbuluar mashtrimin e kurimit

Pasi dështoi me narrativën e tij se i kishte siguruar charterin, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në skenë zëvendëskryeministren Albana Koçiu për të mbuluar mashtrimin rreth dërgimit për kurim në Itali të Erjonit, të riut të lënduar rëndë në sy nga policia në protestë.

Ky reagim vjen pasi e motra e përgënjeshtroi hapur kryeministrin, duke sqaruar se në Itali po e çon vetë familja me mundësitë e saj dhe duke hedhur poshtë tentativën për ta shfrytëzuar tragjedinë për politikë, ku agresori bënte kujdestarin.

Në vend të ndjesës, Koçiu sulmoi opozitën dhe u mundua të ridimensionojë ngjarjen, duke përdorur fjalë që janë e kundërta e asaj që bën qeveria:

"Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.“

Duke akuzuar të tjerët për shfrytëzim politik, ajo shtoi:
"Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye."

Pavarësisht dëshmisë së familjarëve që rrëzuan versionin zyrtar, Koçiu përsëriti pretendimin se:
"Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor."

Reagimi u mbyll me tonet e zakonshme politike:
"Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre."

Lexo gjithashtu

Video

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme