Politika 26 October 2026, 13:07 Nga VNA

Nga Berisha te Rama, Majlinda Bregu kërkon ndjesë për sistemin e kalbur të cilit i shërbeu dhe vetë 

Ndaje në Whatsapp

Nga Berisha te Rama, Majlinda Bregu kërkon ndjesë për sistemin e

Majlinda Bregu, ish-ministre e qeverisë së Sali Berishës dhe më pas e mbështetur nga qeveria e Edi Ramës për të drejtuar Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ka reaguar për protestat dhe përplasjet e dhunshme në Tiranë, duke kërkuar ndjesë për trashëgiminë që politika shqiptare u ka lënë brezave të rinj.

Bregu, e cila e njeh nga brenda sistemin politik të dominuar për dekada nga Berisha dhe Rama, nuk i përmend me emër dy liderët në reagimin e saj. Por ndjesa e saj, e shprehur në shumës, shkon përtej përgjegjësisë individuale dhe prek drejtpërdrejt klasën politike ku ajo vetë ka bërë pjesë.

Ajo flet për një sistem politik të kalbur, që ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten, dhe për një model të rrezikshëm që u është përcjellë të rinjve: bindjen se dhuna është zgjidhje.

Është një reagim që merr peshë të veçantë pikërisht nga pozicioni i Bregut, e cila ka qenë pjesë e pushtetit të Berishës dhe më pas ka marrë mbështetjen e qeverisë Rama për një nga postet më të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal.

Në një kohë kur dy kampet politike vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për dhunën në rrugët e Tiranës, Bregu zgjedh të flasë për përgjegjësinë e përbashkët të atyre që e ndërtuan dhe e mbajtën gjallë këtë sistem.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

“Kush e njeh politikën nga brenda, sot duhet të ndihet edhe më keq.

Është një ndjesi e tmerrshme pafuqie të shohësh, pas kaq shumë vitesh, të njëjtat pamje, të njëjtat përplasje, të njëjtat pasoja, dhe t’u lësh brezave të rinj një vend të mbetur pezull mes dëshpërimit se vetëm dhuna i jep drejtim dhe një sistemi politik që ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten

Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, për një sistem politik të kalbur dhe për modelin e rrezikshëm që ju përcollëm, se dhuna e ndërsjellë është zgjidhje.”

Ironia është se Bregu kërkon ndjesë për sistemin e kalbur, por harron se nuk ishte thjesht dëshmitare e kalbëzimit të tij, por pjesë e pushtetit që e mbajti në këmbë.

Lexo gjithashtu

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme