Politika 26 October 2026, 11:16 Nga VNA

Zgjohet Policia pas raportimeve për shkelje: kujtohet të ruajë të drejtat e të miturve, të mos kontrollojë telefonat pa urdhër gjykate dhe të përdorë forcë proporcionale

Ndaje në Whatsapp

Zgjohet Policia pas raportimeve për shkelje: kujtohet të ruajë

VNA ka siguruar shkresën urgjente që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ka dërguar komisariateve pas raportimeve për kontrolle telefonash pa urdhër gjykate dhe shkelje gjatë shoqërimit të të miturve. Dokumenti, i datës 23 tetor 2026, u kërkon efektivëve të mos kontrollojnë telefonat pa urdhër gjyqësor dhe të mos kërkojnë fjalëkalime pa bazë ligjore.

Për rastet me të mitur, shkresa kërkon praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut, përdorimin e formularit të të drejtave në versionin për të mitur dhe mbajtjen e një regjistri të veçantë.

Komisariateve u kërkohet gjithashtu që punonjësit e policisë të jenë lehtësisht të identifikueshëm, me numër të dukshëm, të vendosin kamera në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit dhe të ruajnë menjëherë pamjet filmike të 19 tetorit.

Në dokument kërkohet edhe që strukturat të njihen me aktet ligjore për përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës, si dhe të plotësojnë regjistrat e shoqërimit me të gjitha të dhënat e kërkuara.

Shkresa është shënuar “Tepër urgjent”. Policia u kujtua t’i përcaktojë këto detyrime pasi rastet ishin raportuar, ndonëse rregullat për mbrojtjen e të miturve dhe kufijtë ligjorë të veprimit policor duhej të zbatoheshin që në momentin e shoqërimeve.

Zgjohet Policia pas raportimeve për shkelje: kujtohet të ruajë

Lexo gjithashtu

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme