Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se hapi i parë do të jetë ngritja e një komisioni hetimor parlamentar. Ky komision do të hetojë zinxhirin e përgjegjësive dhe dështimet e mundshme të institucioneve në mbrojtjen e saj.
Sipas të dhënave të raportuara, Zekaj u vra vetëm dy orë pasi kishte denoncuar në polici dhunën në familje.
Tri ditë përpara vrasjes, ajo i ishte drejtuar me një letër Prokurorisë së Pejës, ku shprehte pakënaqësi për mënyrën se si zyrtarët po trajtonin rastin e saj dhe kërkonte ndërhyrjen e institucioneve.






















