Rajoni 25 October 2026, 10:37 Nga VNA

Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë rradhë të gjata në kufi me Kosovën, deri në tri orë pritje në Jarinjë

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë rradhë të gjata në kufi

Zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi kanë shkaktuar fluks të shtuar të automjeteve dhe rradhë të gjata në disa pika të kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qytetarët që po udhëtojnë drejt Serbisë për të marrë pjesë në procesin e votimit po përballen me pritje të gjata, të cilat në disa vendkalime arrijnë deri në tri orë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika kufitare pritjet për automjetet në hyrje të Kosovës arrijnë deri në 30–40 minuta, ndërsa në dalje raportohen pritje prej 90 deri në 120 minutash.

Situatë e rënduar është regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë nga një orë e gjysmë deri në dy orë. Në këtë vendkalim, kolona e automjeteve ka arritur në rreth tre kilometra gjatësi.

Ndërkohë, gjendja paraqitet edhe më e rënduar në pikën kufitare në Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në tri orë për të kaluar drejt territorit të Serbisë.

Përveç vështirësive në qarkullimin kufitar, fluks i madh qytetarësh është raportuar edhe në Rashkë të Serbisë, ku po votojnë qytetarë nga veriu i Kosovës.

 

Video

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme