Politika 29 October 2026, 14:30 Nga VNA

Belinda Balluku shfaqet në Kuvend vetëm për të ngritur kartonin, ia kthen me votë borxhin mazhorancës që i ruan imunitetin

Ndaje në Whatsapp

Belinda Balluku shfaqet në Kuvend vetëm për të ngritur

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer këtë të enjte në sallën e Kuvendit, duke vijuar një praktikë që ka tërhequr vëmendjen gjatë javëve të fundit, mungon në pjesën më të madhe të aktivitetit parlamentar, por shfaqet kur mazhoranca ka nevojë për vota.

Balluku u paraqit në seancën e sotme plenare, ku socialistët kaluan në votimin e projektligjin për Bankën e Shqipërisë. Duke qenë se ky projektligj kërkonte shumicë të cilësuar, në sallë u shfaq edhe  Belinda Balluku, e cila kanë ngritur kartonin jeshil. 

Nuk është hera e parë që ish-zëvendëskryeministrja shfaqet në Kuvend pikërisht në momentin kur Partisë Socialiste i duhen votat. E njëjta situatë u regjistrua edhe disa javë më parë, gjatë miratimit të reformës territoriale, kur mazhorancës i nevojiteshin të paktën 84 vota. Balluku u rikthye pas një periudhe mungese dhe votoi në favor të reformës, e cila u miratua përfundimisht me 85 vota.

Këto paraqitje të rralla, krijojnë përshtypjen e një marrëdhënieje politike ku Balluku vazhdon t'i sigurojë mbështetje parlamentare mazhorancës, ndërsa kjo e fundit nuk ka dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e saj.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Ballukut, duke i komunikuar pesë akuza penale, mes tyre shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, fshehje ose mosdeklarim pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Dosja tashmë pritet të ndjekë procedurat përkatëse për t'iu drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Lexo gjithashtu

Video

Momenti kur Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit.

Deputetët “seriozë” të Kuvendit të Shqipërisë, ata që Edi Rama po përpiqet t’i mbrojë nga “linçimi publik”

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme