Politika 29 October 2026, 10:49 Nga VNA

Rama ju jep 60 mln euro 15 bashkive që shkriu, 70 mln euro për Veliajn

Ndaje në Whatsapp

Rama ju jep 60 mln euro 15 bashkive që shkriu, 70 mln euro për Veliajn

VNA ka siguruar dokumentet e plota buxhetore për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor për vitin 2027. Të dhënat zyrtare ngrenë pikëpyetje dhe habi të madhe mbi mënyrën se si janë alokuar fondet publike, pasi figuron se rreth 60 milionë euro janë parashikuar për 15 bashki që tashme janë shkrirë me vendim të Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht procesit të riorganizimit dhe pikëpyetjeve se si do të administrohen këto financa, tabela zyrtare e shpenzimeve detajon fondet për secilën prej tyre:

 Buxheti i parashikuar për 15 bashkitë e shkrira

Belsh 3,491,145 €
Cërrik 4,522,305 €
Dimal 4,286,671 €
Divjakë 5,749,845 €
Fushë-Arrëz 2,991,741 €
Këlcyrë 2,187,055 €
Klosi 3,622,070 €
Libohovë 1,383,077 €
Maliq 7,969,502 €
Memaliaj 3,175,262 €
Patos 4,166,465 €
Përrenjasi 4,855,876 €
Poliçani 2,878,093 €
Rrogozhina 3,961,513 €
Selenica 4,291,227 €
TOTALI 59,531,850 €

Në pjesën tjetër të dokumentit buxhetor, vihet re një përqendrim mjaft i lartë i financimit në njësitë kryesore bashkiake të vendit. Në krye të listës qëndron kryeqyteti i drejtuar nga Erion Veliaj, i cili përfiton pjesën më të madhe të transfertës.

Vetëm Bashkia e Tiranës do të marrë një fond prej më shumë se 70 milionë eurosh, duke lënë rreth dy herë e gjysmë prapa bashkinë e dytë më të financuar, Durrësin.

Më poshtë renditen 5 bashkitë me financimin më të lartë në shkallë vendi për vitin 2027:

Tiranë  70,737,467 €

Durrës  26,975,488 €

Elbasan 20,921,138 €

Fier 18,861,773 €

Shkodër 18,097,787 €
TOTALI (TOP 5)  155,593,655 €

Video

🔴NIS ME TENSIONE SEANCA PLENARE, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN

🔴LIVE NGA KUVENDI

Vijojnë tensionet në Parlament. Opozita nuk liron foltoren, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpret seancën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme