Kronika 29 October 2026, 11:22 Nga VNA

Ergys Agasi në pritje të transferimit nga burgu i Bradasheshit, refuzon të lëvizë pa parë urdhrin dhe destinacionin

Ndaje në Whatsapp
Ergys Agasi në pritje të transferimit nga burgu i Bradasheshit,

Ergys Agasi ndodhet në katin e parë të burgut të Bradasheshit, në pritje të ekzekutimit të një vendimi për transferimin e tij në një tjetër institucion paraburgimi.

Burime të VNA-së bëjnë me dije se vendimi për transferimin po mbahet sekret, ndërsa Agasi nuk pranon të largohet nga institucioni pa u njohur më parë me urdhrin zyrtar dhe vendin ku është vendosur të transferohet.

Sipas të njëjtave burime, Agasi ka kërkuar të lexojë dokumentin që autorizon lëvizjen e tij, përpara se të pranojë ekzekutimin e vendimit.

Situata vjen një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, ndërkohë që VNA raportoi se po përgatiten transferime të tjera të personave të njohur që ndodhen në paraburgim.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për destinacionin e ri të Ergys Agasit apo arsyet e transferimit.

Video

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës

🔴Mes tymit dhe kaosit, PS po ngre kartonët jeshil për rendin e ditës

…për t’i kthyer borxhin partisë që i ruan imunitetin.

Opozita ndez flakadanë, por nuk e pengon mazhorancën të miratojë ligjet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme