Kronika 28 October 2026, 13:10 Nga VNA

Trafiku i armëve që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

Ndaje në Whatsapp

Trafiku i armëve që dyshohet se do të përdoreshin për

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj Eugert Sinos, i cili akuzohet për trafik armësh dhe grup kriminal.

Nga hetimet rezultoi e provuar se i pandehuri Eugert Sino, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka arritur të sigurojë një sasi të konsiderueshme armësh zjarri. Konkretisht, 5 armë të gjata/snajper, 6 armë automatike, 12 pistoleta, 17 krehra të tjerë, 4 tyta armësh, si dhe sasinë prej 7820 copë fishekësh luftarakë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas aktekspertimeve respektive, ka rezultuar se armët e zjarrit dhe municionet luftarake janë në gjendje të rregullt teknike dhe mund të realizojnë qitje.

Hetimet kanë provuar se i pandehuri Eugert Sino ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Armët u sekuestruan në furgon dhe dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Hetimet për rastin janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë kosovare, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ndërsa, për të identifikuar bashkëpunëtorët e Sinos, SPAK ka veçuar një fraksion të dosjes.

Video

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme