Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi i Durrësit në Fier, menjëherë pas reagimit për protestën e studentëve
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.
Transferimi ka ndodhur menjëherë pasi Veliaj reagoi përmes një postimi në Facebook, lidhur me protestën e studentëve, duke kërkuar që të dëgjohen kërkesat e tyre.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim dhe përballet me 13 akuza penale të ngritura nga SPAK.






















