Kronika 28 October 2026, 09:40 Nga VNA

Dyshohet se i dha vilën 145 mijë euro Belinda Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se i dha vilën 145 mijë euro Belinda Ballukut, biznesmeni

Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij, në kuadër të hetimeve që lidhen me një vilë luksoze në Dhërmi, e cila dyshohet se është përfituar në mënyrë të parregullt nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Carapuli është zyrtarisht nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Prokuroria e Posaçme po heton rrethanat e përfitimit të një pasurie të paluajtshme në kompleksin turistik “White Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut.

Sipas dyshimeve të SPAK, Balluku, gjatë periudhës kur mbante detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Albcontrol, ka kërkuar dhe marrë një përfitim të parregullt nga kompania “Eurocol” sh.p.k., e lidhur me biznesmenin Carapuli.

Bëhet fjalë për një vilë luksoze me numër identifikimi F6, vlera e së cilës përllogaritet në 145 mijë euro. Hetuesit dyshojnë se kjo pasuri është dhënë në këmbim të favorizimit të kompanisë në një procedurë tenderimi të zhvilluar gjatë kohës kur Balluku drejtonte Albcontrol.

Në këtë çështje është përfshirë në hetime edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, të cilit një ditë më parë i janë komunikuar akuzat për pastrim parash. Sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, vila është regjistruar në emër të Tares, me qëllim fshehjen e përfituesit të saj të dyshuar.

Pandeli Carapuli është pronar i vilave në kompleksin turistik “White Rocks”, ku ndodhet edhe prona që është bërë objekt i hetimit të SPAK.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në SPAK është paraqitur edhe ish-zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, të cilës i është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe dosja e saj pritet të shkojë në gjykatë.

Video

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme