Kronika 27 October 2026, 13:57 Nga VNA

Universiteti i Korçës vijon bojkotin, 610 studentë votojnë pro ndërprerjes së mësimit

Ndaje në Whatsapp

Universiteti i Korçës vijon bojkotin, 610 studentë votojnë

Bojkoti i procesit mësimor në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve që morën pjesë në votim janë shprehur në favor të ndërprerjes së mësimit.

Mësohet se 610 studentë kanë votuar pro vijimit të bojkotit, ndërsa 325 të tjerë kanë kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar rikthimin në auditorë.

Pas përfundimit të votimit, Këshilli Studentor ka vendosur të mbështesë vazhdimin e bojkotit, në përputhje me qëndrimin e shumicës së studentëve pjesëmarrës.

Nga ana tjetër, studentët që kundërshtojnë bojkotin pritet të njoftojnë pedagogët për gatishmërinë e tyre për të vijuar mësimin, duke lënë të hapur mundësinë që procesi mësimor të zhvillohet pjesërisht.

Rezultatet e votimit do t'u komunikohen edhe pedagogëve, ndërsa mbetet ende e paqartë mënyra se si do të organizohet mësimdhënia në ditët në vijim.

Video

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme