
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione këtë të martë, pasi disa prej pjesëmarrësve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës.
Nga djegia e koshave janë krijuar vatra zjarri dhe tym në zonën ku po zhvillohet tubimi, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së ministrisë.
Incidenti është regjistruar në ditën e 15-të të protestave studentore, të cilat kanë nisur më 13 tetor dhe janë shoqëruar në disa raste me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.






















