Kronika 27 October 2026, 12:41 Nga VNA

Plagosja e Erjon Vishkullit me plumb gome në sy, sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe këqyret armatimi i FNSH-së

Ndaje në Whatsapp

Plagosja e Erjon Vishkullit me plumb gome në sy, sekuestrohen kamerat e

Pas nisjes së hetimit lidhur me plagosjen e protestuesit Erjon Vishkulli me plumb gome në sy, një grup oficerësh zbarkuan në sheshin Skënderbej dhe bënë sekuestrimin e gëzhojave, ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë që fokusuan momentin kur ai u godit.

Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar kartelën mjekësore të 28-vjeçarit në Spitalin e Traumës, ku ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje pas plagosjes. Ndërsa më pas u transferua drejt një spitali në Romë, ku iu nënshtrua një tjetër operacioni.

Përmes një letërporosie, prokuroria u ka kërkuar autoriteteve në Itali kartelën mjekësore dhe plumbin e gomës që do t’i hiqet nga syri. Po ashtu, është bërë këqyrja e armatimit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme