Të shtëna me armë në fshatin Shtoj të Shkodrës dhe për pasojë një person mbeti i plagosur.
I plagosuri mbeti këngëtari Taulant Hoti, i cili u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në zonë.
Ai u transportua për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë po heton rrethanat e ngjarjes.






















