Kronika 26 October 2026, 17:44 Nga VNA

Përplasjet për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë

Ndaje në Whatsapp

Përplasjet për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas rreth shtatë orësh qëndrimi, ku është marrë në pyetje lidhur me konfliktin për Aeroportin e Vlorës.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Pacolli sqaroi se kishte depozituar një kallëzim penal për padrejtësitë që pretendon se janë kryer në lidhje me këtë projekt.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri më tani për Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Biznesmeni u paraqit këtë të hënë në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Kallëzimi i depozituar më herët përmes kompanisë së tij, MABCO Construction, lidhet me pretendimet për ndërhyrje të paligjshme në pronësinë dhe administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”.

Në qendër të konfliktit janë mosmarrëveshjet mes aksionarëve për kontrollin e projektit, ndërsa Pacolli ka ngritur pretendime edhe për veprimet e Qendrës Kombëtare të Biznesit lidhur me regjistrimin e ndryshimeve në pronësinë e kompanisë.

Çështja është tashmë objekt i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, e cila po verifikon pretendimet dhe rrethanat e konfliktit për Aeroportin e Vlorës.

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme