Kronika 25 October 2026, 20:50 Nga VNA

Korçë/ Konflikti mes të rinjve përfundon me plagosjen me thikë të 19-vjeçarit, arrestohet autori, kishte thyer arrestin shtëpiak

Ndaje në Whatsapp
Korçë/ Konflikti mes të rinjve përfundon me plagosjen me

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes disa të rinjve në qytetin e Korçës. Policia ka kapur pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar, një 23-vjeçar që rezulton se kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, 25 tetor, në lagjen nr. 11 të qytetit të Korçës, ku gjatë një konflikti mes disa të rinjve është plagosur me mjet prerës në kofshë 19-vjeçari me iniciale M. A.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se në momentin e ngjarjes kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, atij i është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, 19-vjeçari i plagosur është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Video

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme