Kronika 26 October 2026, 15:28 Nga VNA

Dita e 14-të e protestës, studentët grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp

Dita e 14-të e protestës, studentët grumbullohen sërish para

Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 14-të radhazi, ndërsa studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish këtë të hënë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Studentët vijojnë protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Tubimi vjen pas gati dy javësh protestash të pandërprera, të cilat janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe me persona të plagosur dhe të shoqëruar.

Pavarësisht incidenteve, studentët nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Rama.

Ministria e Arsimit vijon të mbetet një nga pikat kryesore të grumbullimit që prej nisjes së protestave, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë që institucionet t'u përgjigjen kërkesave të tyre.

Video

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme