Kronika 26 October 2026, 17:21 Nga VNA

Pas protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Pas protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Të rinjtë, të cilët prej gati dy javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë larguar nga ambientet e Ministrisë së Arsimit për të vijuar protestën përpara selisë së qeverisë.

Marshimi vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pavarësisht incidenteve të regjistruara gjatë ditëve të fundit, studentët dhe qytetarët vijojnë mobilizimin, duke mbajtur të pandryshuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme