Politika 26 October 2026, 16:53 Nga VNA

Protestat në Shqipëri/ Ferit Hoxha u jep leksione demokracie ambasadorëve të BE-së, ndërsa protestuesit përballen me dhunën e policisë

Ndaje në Whatsapp

Protestat në Shqipëri/ Ferit Hoxha u jep leksione demokracie

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka mbledhur ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian për t'u shpjeguar se protesta paqësore është një liri themelore demokratike. Një leksion që tingëllon disi ironik, ndërsa prej dy javësh Shqipëria është përfshirë nga protesta studentore, përplasje me policinë dhe akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.

Gjatë takimit, Hoxha theksoi se e drejta për të protestuar duhet të respektohet, por se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete të shprehjes politike.

Por ndërsa ministri u shpjegon diplomatëve europianë parimet e demokracisë, në Tiranë protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa ndërhyrjet e policisë me gaz lotsjellës, ujë dhe forcë fizike kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e reagimit të autoriteteve.

Madje, vetë Delegacioni i Bashkimit Europian ka kërkuar hetimin e pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Kështu, ambasadorëve që kanë ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të protestuesve, ministri Hoxha u kujton se protesta është një e drejtë demokratike.

Ambasadorët europianë vështirë se kanë nevojë t'u shpjegohet se protesta është një e drejtë themelore, ndërsa qeverisë shqiptare nuk do t'i bënte keq t'i kujtohej se kjo e drejtë duhet respektuar edhe jashtë sallave të takimeve diplomatike, aty ku protestohet dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme