Detaje të reja janë bërë të ditura për plagosjen me armë zjarri të Taulant Hotit, paraditen e sotme në një lokal në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Hoti është këngëtar dhe performonte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai po pinte kafen e mëngjesit kur një person i maskuar i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Pas të shtënave, Hoti është transportuar për ndihmë mjekësore. Rrethanat dhe motivet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.






















