Politika 27 October 2026, 13:02 Nga VNA

ILDKPKI "forcon muskujt", kërkon dyfishim stafi për hetimin e pasurive të zyrtarëve dhe mbrojtjen e "spiunëve të brendshëm" të korrupsionit

Ndaje në Whatsapp

ILDKPKI "forcon muskujt", kërkon dyfishim stafi për hetimin

Ndërsa prej vitesh ky institucion ka dështuar të zbulojë pasuritë korruptive të politikanëve, deri kur u shfaq SPAK, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) i ka përcjellë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ministrisë së Financave, si dhe Departamentit të Administratës Publike (DAP) propozimet për disa shtesa dhe ndryshime thelbësore në strukturën organizative, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës.

Kërkesa e nënshkruar nga Inspektori i Përgjithshëm, znj. Evgjeni Bashari, synon forcimin e kapaciteteve hetimore administrative, përballimin e ngarkesës nga kuadri i ri ligjor dhe përmbushjen e rekomandimeve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe trupave ndërkombëtare si GRECO.

Krijimi i Drejtorisë së Re për Sinjalizuesit dhe Mbrojtjen e Tyre

Ndryshimi kryesor në strukturën e propozuar është krijimi i një njësie të re organizative të posaçme: Drejtoria e Sinjalizimit dhe Mbrojtjes së Sinjalizuesve. Kjo drejtori vjen si rrjedhojë e zbatimit të ligjit nr. 96/2025 "Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve", i cili zgjeron fushat e zbatimit dhe ul pragun e numrit të punonjësve në sektorin publik e privat për ngritjen e njësive përgjegjëse.

Drejtoria e re do të ketë në përbërje 7 punonjës të rinj:

- 1 Drejtor Drejtorie;

 - Sektori i hetimit të sinjalizimeve dhe kërkesave për mbrojtje (1 Përgjegjës Sektori dhe 3 Specialistë);

- Sektori i monitorimit dhe marrëdhënieve me njësitë përgjegjëse (2 Specialistë).

Rritja e numrit të Inspektorëve në 40 punonjës

Përveç krijimit të drejtorisë së re, ILDKPKI propozon riorganizimin e brendshëm përmes rikategorizimit të 12 pozicioneve "Ndihmës Inspektor" në pozicione "Inspektor". Kjo reformë e rrit numrin e inspektorëve të ILDKPKI-së nga 28 që është aktualisht, në 40 inspektorë.

Sipas relacionit shpjegues, kjo rritje e trupës kontrolluese diktohet edhe nga ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, gjë që sjell rritje të numrit të kandidatëve dhe kontrolleve të deklaratave të interesave privatë në sistemin e drejtësisë.

Organika e re prej 80 punonjësish dhe efektet financiare

Me miratimin e këtij propozimi, organika totale e ILDKPKI-së parashikohet të arrijë në 80 punonjës (nga 73 që kishte të miratuar me Vendimin e Kuvendit nr. 90/2022).

 -Ndryshimi i statusit të ndihmës inspektorëve (efekti financiar prej 4,391,100 lekësh) nuk shton numrin e personelit dhe do të mbulohet nga buxheti ekzistues i vitit 2026.

 -Krijimi i 7 pozicioneve të reja për Drejtorinë e Sinjalizimit shoqërohet me një efekt financiar shtesë prej 11,927,055 lekësh në fondin e pagave dhe sigurimeve.

Në total, efekti financiar shtesë vjetor për të gjitha ndryshimet e propozuara në organikë (përfshirë fondin e pagave dhe sigurimet shoqërore) llogaritet në 18,354,660 lekë.

Ky propozim tashmë pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

ILDKPKI "forcon muskujt", kërkon dyfishim stafi për hetimin

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme