
Ndërsa qeveria lëviz për të ulur TVSH-së në ushqime dhe për të lehtësuar pagat e larta, në krahun tjetër ajo godet rëndë biznesin dhe tatimpaguesit përmes një pakete të re fiskale që shton dhjetëra miliona euro barrë të re.
Sipas paketës së re fiskale, ky kontrast tregon një qasje ku lehtësimet e vogla shoqërohen me shtrëngime të gjithanshme financiare.
Çfarë ndryshon konkretisht për bizneset dhe tatimpaguesit?
* Rritja e Tatimfitimit: Norma standarde për korporatat rritet nga 15% në 17%.
* Dyfishimi i Tatimit mbi Dividendin: Taksa mbi të ardhurat nga dividendi rritet ndjeshëm nga 8% në 15%, duke u unifikuar me taksat e tjera të investimeve për të frenuar arbitrazhin tatimor dhe për të stimuluar riinvestimin.
* Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset: Pragu i detyrueshëm i xhiros për regjistrimin në TVSH ulet në 5 milionë lekë, duke futur në skemë mijëra subjekte të reja (rreth 17.5 mijë biznese).
* Ndryshime te pagat dhe TVSH-ja e përgjithshme: Ulet barra tatimore për pagat e larta (pragu i taksimit 23% rritet në intervalin 300-700 mijë lekë), ndërsa norma e përgjithshme e TVSH-së rritet në 21%, krahas TVSH-së 6% për ushqimet dhe 10% për turizmin.
* Shtrëngime proceduriale dhe parapagimet: Parapagimi i tatimfitimit bëhet zyrtarisht detyrim tatimor i zbatueshëm me procedura mbledhjeje me forcë, ndërsa pasqyrat financiare do të dorëzohen vetëm në QKB dhe do të merren automatikisht nga tatimet.
* Rregulla të reja për sektorë të tjerë: Regjimi i TVSH-së për Bursën e Energjisë shtyhet deri në anëtarësimin në BE, ndërsa akciza e duhanit skedulohet të rritet me 4.5% deri në vitin 2033.






















