Politika 27 October 2026, 08:58 Nga VNA

Nën presionin e protestave, Rama ul TVSH-në për ushqimet nga 20 % në 6 %. Por a do ulen vërtetë çmimet?

Ndaje në Whatsapp

Nën presionin e protestave, Rama ul TVSH-në për ushqimet nga 20 %

Në një moment kur situata politike në vend mbetet e tensionuar dhe kryeministri Edi Rama përballet me valë protestash që shpërthejnë periodikisht, qeveria ka ndërmarrë më në fund një lëvizje me ndikim të drejtpërdrejtë në xhepat e përditshëm të familjeve shqiptare. Për herë të parë në Shqipëri, synohet aplikimi i një shkalle të reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet e shportës ushqimore.

Përmes projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i cili është pjesë e Paketës Fiskale 2027, propozohet që TVSH-ja për ushqimet bazë të ulet nga 20% në 6%.

Produktet që preken nga ulja e TVSH-së
Ndërhyrja propozohet të përfshijë produkte themelore të konsumit të përditshëm, si:

Buka dhe mielli
Qumështi dhe kosi natyral
Vezët
Orizi dhe makaronat
Vaji ushqimor
Mishi dhe peshku bazë
Frutat dhe perimet e freskëta
Bishtajoret
Sheqeri
Ushqimet bazë për foshnja

Sipas të dhënave nga Revista Monitor, lista e detajuar e të gjitha produkteve që do të përfitojnë nga kjo normë e reduktuar parashikohet të përcaktohet më pas me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM). Ky ndryshim ligjor i përgjigjet një kërkese të vazhdueshme të prodhuesve vendas të mallrave të konsumit dhe importuesve, me synim uljen e çmimeve përfundimtare.

“Ulja e shkallës së TVSH-së për produktet ushqimore në 6% shihet si një instrument pozitiv për të lehtësuar barrën tatimore mbi konsumin bazë dhe për të përmirësuar përballueshmërinë e këtyre produkteve nga ana e familjeve shqiptare”, theksohet në relacionin e projektligjit.


Rritet TVSH-ja standarde dhe ajo e Turizmit
Përveç lehtësimit për shportën ushqimore, paketa fiskale parashikon edhe masa shtrënguese për sektorë të tjerë, duke përfshirë rritjen e normës së përgjithshme standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.

“Rishikimi i shkallës standarde të tatimit mbi vlerën e shtuar, nëpërmjet përcaktimit të saj në masën 21%, synon të balancojë efektin negativ në të ardhurat buxhetore si rrjedhoje e aplikimit të shkallës së reduktuar të TVSH-së për produktet ushqimore bazë, duke mundësuar kështu bazë të qëndrueshme të të ardhurat publike për të përballuar detyrimet buxhetore dhe për të mbështetur financimin e shërbimeve publike, investimeve dhe prioriteteve të zhvillimit ekonomik”, vlerësohet në relacionin zyrtar.
Ndryshime do të ketë edhe për sektorin e turizmit. Pas aplikimit të normës prej 6% që nga viti 2017, qeveria propozon që TVSH-ja për turizmin të rritet në 10%.

Nga ana e tyre, kontabilistët e pyetur nga revista Monitor pohojnë se rritja e përgjithshme e TVSH-së në 21% do të ketë ndikim të gjerë në shumë sektorë të ekonomisë, ku përfshihen transporti, materialet e ndërtimit dhe turizmi.

Bilanci financiar në buxhetin e shtetit
Zbatimi i këtij projektligji parashikohet të sjellë një efekt financiar negativ neto në buxhetin e shtetit prej rreth 1,6 miliardë lekësh.

Efektet financiare ndahen si më poshtë:

Masa e propozuar
Efekti financiar
Ulja e TVSH-së për shportën (në 6%)
Efekt negativ: ~12,8 miliardë lekë
Rritja e TVSH-së standarde (në 21%)
Efekt pozitiv: ~10,6 miliardë lekë
Rritja e TVSH-së për turizmin (në 10%)
Efekt pozitiv: ~614 milionë lekë
Bilanci Neto përfundimtar
-1,6 miliardë lekë

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme