Politika 27 October 2026, 11:44 Nga VNA

Mungojnë avokatët, GJKKO shtyn për më 3 nëntor procesin ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve

Ndaje në Whatsapp
Mungojnë avokatët, GJKKO shtyn për më 3 nëntor procesin

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 3 nëntor procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të bashkëpandehurve.

Në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë nga avokatët e zgjedhur nga të pandehurit dhe as avokatët e listës së ndihmës juridike falas, të caktuar nga GJKKO në seancën e kaluar për të mbrojtur Veliajn.

Kryebashkiaku, përmes një deklarate, kërkonte që të mbrohej veç nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Trupa gjykuese nuk aplikoi gjoba për avokatët, duke e arsyetuar me faktin se është vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion për shfuqizimin e vendimit të DHKA-së për bojkot.

Avokatët kanë bojkotuar seancat në shenjë revolte ndaj rregullores së Gjykatës.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme