Kronika 27 October 2026, 13:53 Nga VNA

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke iu bashkuar protestave kundër qeverisë, të cilat këtë të martë shënojnë ditën e 15-të.

Protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit në orën 14:00, ku pritet të vijojnë tubimin dhe të përsërisin kërkesat e tyre.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa prej më shumë se dy javësh kanë organizuar protesta dhe marshime në kryeqytet.

Ndërkohë, protesta e një dite më parë u zhvillua pa incidente dhe me një pjesëmarrje më të ulët krahasuar me tubimet e mëparshme. Pavarësisht kësaj, studentët vijojnë mobilizimin për të kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.

Video

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme