Kronika 27 October 2026, 15:19 Nga VNA

SPAK çon në gjyq djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Endrit Doklen dhe disa të pandehur të tjerë

Ndaje në Whatsapp

SPAK çon në gjyq djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja,

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dorëzoi gjykatës dosjen penale ndaj një grupi kriminal që trafikonte droge.

Emiljan Burba, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahmar Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues dhe financues të grupit kriminal.

Të pandehurit e tjerë Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala),  Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka akuzohen si pjesëmarrës në grupin kriminal të trafikut të narkotikëve.  Ndërsa Agim Nina (alias Lorenc Selmani) akuzohet për Trafik narkotikësh” kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e SPAK rezultoi se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyECC”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike.

Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës. Bëhet fjalë për 3 episode. Episodi i parë është ai i datës 3 nentor 2020 kur autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Episodi i dytë i datës 26 janar 2021, kur në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria. Ndërsa episodi i tretë është ai i datës 23 nëntor 2020 ku në Holandë u sekuestrua sasia prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme