Një ish-jurist i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier është arrestuar në vijim të operacionit policor “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë.
Sipas Policisë, në pranga është vënë H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të dyshuar si të kryer në disa raste.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendimin e datës 17 shtator 2026.
56-vjeçari dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë kohës që ushtronte funksionin e juristit pranë Kadastrës së Fierit. Ndalimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.






















