
Një protestues ndërpreu tubimin elektoral të Donald Trumpit në Misisipi, duke e fyer rëndë presidentin amerikan për sallën luksoze të ballove që po ndërton në Shtëpinë e Bardhë.
Trump fillimisht qeshi dhe i tha të shkonte në shtëpi, por më pas nxori në skenë një emër mjaft të njohur edhe për shqiptarët: Xhorxh Soros!
“Ai paguhet. Janë protestues të paguar. Marrin 250 dollarë, mendohet nga Sorosi”, deklaroi Trump.
Pra, “armiku” Soros nuk paska punë vetëm në Shqipëri! Sipas presidentit amerikan, miliarderi financon edhe ata që shkojnë në mitingjet e tij për ta sharë publikisht.






















