
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për 10 protestues që ishin pjesë e protestave studentore përgjatë ditëve të fundit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja e manifestimeve të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Përgjatë 13 ditëve të protestës janë arrestuar dhjetëra-qindra persona, por pjesa dërrmuese e tyre janë lënë të lirë, ndërsa për të miturit nuk janë caktuar masa sigurie.






















